City mund ta zë Chelsean

Manchester City mund ta zë Chelsean. – Kështu ka deklaruar trajneri i Cityt, Manuel Pellegrini, pas fitores 5:0 ndaj Neëcastle United.

Ai thotë se gjasat janë që kjo të ndodh shumë shpejt.

“Jam shumë i lumtur që shënuam një fitore të tillë në shtëpi, dhe gjithashtu që nuk pranuam gol. Natyrisht, nëse ne duam të jemi në garë për titull, na duhet që Chelsea të humb sa më shumë pikë, por në lojë janë edhe 36 pikë të tjera, prandaj ka ende kohë”, deklaroi kileani.

City i është afruar Chelseat në pesë pikë, pas barazimit të skuadrës së Mourinhos 1:1 me Burnleyn. (Gazeta Olle)