City mund Realin për herë të dytë, Lyon shokon Juventusin!

Manchester City dhe Lyon janë dy cerekfinalistët e radhës të Ligës së Kampionëve.

Skuadra nga Premierliga, Manchester City, ka siguruar fazën çerekfinale në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Real Madridin me rezultatin 2:1 (4:2).

Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Raheem Sterling, në minutën e nëntë të ndeshjes, pas gabimit të Raphaël Varane.

Real Madrid dha shenja së do të luftonte për më shumë, duke barazuar në minutën e 28’ me anë të Karim Benzema, i cili me kokë shënoi pas harkimit të Rodrygo.

Në pjesën e dytë, Manchester City shuajti shpresat e madrilenëve, kur me anë të Gabriel Jesus shënuan për 2:1, përsëri me gabimin e Varane, në minutën e 68’.

Ky rezultat bëri që rezultati final i dy ndeshjeve të ishte 4:2 në favor të ‘Citizens’.

Kështu, Zinedine Zidane eliminohet për herë të parë në karrierën e tij si trajner në Ligën e Kampionëve. City tashmë luan në çerekfinale.

Olympique Lyon është mposhtur 2:1 në ‘Allianz Stadium’, por ka siguruar biletën për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, në duelin kundër Juventus.

Një gol i Memphis Depay në minutën e 12’ ka bërë që skuadra franceze të jetë një hap tutje në Ligën e Kampionëve.

I pakontestueshmi i Ligës së Kampionëve, Cristiano Ronaldo, shënoi dy gola të tjerë në këtë ndeshje, por fatkeqsisht këto gola vlejnë vetëm për  regjistra personal.

Ronaldo shënoi për 1:1 në minutën e 43’, kur u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, portugezi gjeti edhe një herë golin, pasi pranoi një pasim nga Federico Bernardeschi.

Rezultati final i dy përballjeve ishte 2:2, por goli mysafir i Olympique Lyon ka peshën e kualifikimit tutje.