City mposht me lehtësi Young Boysin

Manchester City ka fituar me rezultat 3-0 në Etihad ndaj Youngs Boys, ndeshje e cila ishte e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Kampionëve në grupin G.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke rrezikuar portën në dy raste me Rico Leëis dhe Phil Foden por pa arritur të shënojnë.

Në minutën e 22-të City fitoi penallti dhe atë e konkretizoi në gol Erling Haaland për t’i dhënë avantazhin prej 1-0 ekipit të tij.

Teksa po luheshin çastet e fundit të pjesës së parë, në skenë doli Phil Foden shënoi një gol mjaft të bukur për rezultatin 2-0 pas një aksioni individual.

Me epërsi të dyfishtë të Cityt mbaruan 45 minutat e para të takimit.

Të besuarit e Guardiolës i dhanë ‘shkelmin’ e fundit ekipit zviceran në minutën e 51-të, ku përsëri autor i golit ishte norvegjezi Haaland, i cili u shërbye mjaft mirë nga Rico Leëis për të shënuar për 3-0.

Menjëherë pas golit të tretë të Cityt, mysafirët mbeten me dhjetë lojtarë në fushë, pas përjashtimit me karton të kuq të Saundro Lauper.

Deri në fund nuk pati më ndryshime në rezultat dhe City mori një fitore duke mbajtur portën e paprekur.

Me këtë triumf, City shkon në kuotën e 12 pikëve duke siguruar kështu matematikisht kalimin në fazën tjetër së bashku me Leipzig.

Standings provided by Sofascore

 

Shakhtar Doentsk befason Barcelonën

Milani i tregon forcën PSG-së, triumfon në San Siro