City mposht Arsenalin dhe e eliminon nga Kupa FA

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Arsenalit në kuadër të 1/16 të FA Cup.

Ndeshja nisi më mirë për Arsenalin që kishin dy raste shumë të mirë që në start.

Takehiro Tomiyasu rrezikoi në start, ndërsa pas tij edhe Leandro Trossard, por që në të dyja rastet Stefan Ortega ishte në vend.

Man City rastin e parë e kishte në minutën e 25-të me Kevin de Bryne, por që topi nuk shkoi në portë.

Pas tyre sërish Arsenali rrezikoi në minutën e 33-të, kur Eddie Nketiah asistoi te Trossard, por topi shkoi afër portës.

Pjesën e dytë e nisi më mirë Man City, kur rrezikoi me De Brynen, por që Matt Turner ishte në vend.

Në minutën e 64-të erdhi goli, kur Julian Alvarez goditi shtyllën, topi shkoi te  Jack Grealish që asistoi te Nathan Ake që shënoi me një goditje për tokë për 1-0.

Deri në fund nuk kishte më raste të tjera, dhe Man City kaloi tutje në FA Cup.

 

Drita zyrtarizon Ardian Latifin si ndihmës të Arsim Thaqit

Shkoi në javën e modës në Paris, Bayerni dënon Serge Gnabryn