Manchester City ka marrë edhe fitoren e tretë në Ligën Premier nga aq ndeshje të zhvilluar, duke triumfuar në udhëtim te Sheffield United me rezultat 1-2.
Citizens ishin më të mirë që nga fillimi i ndeshjes, duke krijuar raste të mira shënimi.
Por mundësia më e mirë iu dha Erling Haaland, megjithatë norvegjezi në minutën e 37-të dështoi të realizonte nga penalltia.
Me rezultatin 0-0 dy skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutave.
HALF-TIME | All square at the break 🤝
⚔️ 0-0 🔵 #ManCity pic.twitter.com/HK5jG58F3T
— Manchester City (@ManCity) August 27, 2023
Kur kaluan një orë lojë, Erling Haaland përmirësoi gabimin e tij duke shënuar pas asistimit nga Jack Grealisht dhe duke i dhënë epërsinë Cityt 0-1.
What a duo 🩵
⚔️ 0-1 🔵 #ManCity pic.twitter.com/8peSCAjGL1
— Manchester City (@ManCity) August 27, 2023
Jayden Bogle arriti të barazonte shifrat për vendasit në 1-1 pesë minuta para fundit të ndeshjes.
Megjithatë kampioni në fuqi i Anglisë tregoi forcën dhe vetëm tre minuta më vonë gjetën edhe golin e fitores, kur realizoi mesfushori spanjoll Rodri.
RODRIGOOOO!!! 😍
⚔️ 1-2 🔵 #ManCity pic.twitter.com/l6Sxo6hDPE
— Manchester City (@ManCity) August 27, 2023
Kjo ishte fitorja e tretë e Cityt këtë edicion dhe tanimë i vetëm kryeson kampionatin anglez me nëntë pikë.
Ndeshjen e ardhshme City do ta luaj para adhuruesve të vet ndaj Fulham, derisa Sheffield United sërish luan në shtëpi ku pret Evertonin.