City me dy përforcime kundër Newcastles

Wilfried Bony do të jenë në dispozicion të trajnerit për ta bërë debutimin e parë dhe atë të shumë pritur me skaudrën e tij të re Manchester City, ndërsa kthehet edhe Yaya Toure..

Lojtari i Bregu të Fildishtë ka ardhur nga Swansea City , por ishte larguar për të luajtur në Kupën e Kombeve.

Manuel Pellegrini humbi disa pakë, pasi ndjeu edhe mungesën, Yaya Toure,  i cili po ashtu kishte shkuar në Afrikë.

Toure pritet të jetë startues, ndërsa Bony do të konkurrojnë me Edin Dzeko dhe Stevan Jovetic për një vend në formaacion që vendin e sigurt e ka vetëm golashënuesi më i mirë i ligës Sergio Aguero.

“Kjo nuk është e lehtë, sepse unë kam ardhur vetëm pesë ditë më herët nga Afrika dhe kamë vetëm pesë ditët stërvitje para se të luajë kundër Newcastle”, tha Bony për faqen zyrtare. “Unë kam për ta marrë vetën hap pas hapi dhe do të pres mundësit e mija”, transmeton ‘Gazeta olle’.

“Nëse unë jam i nevojshëm, unë kam një rekord të mirë kundër Newcastle pasi kam shënuar tre gola në dy ndeshje kundër tyre”.