City luan baras ndaj Sportingut, por kalon në çerekfinale falë fitores në ndeshjen e parë

Manchester City e ka kryer minutazhin e nevojshëm ndaj Sporting Lisbonës (0-0) në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Skuadra angleze e fitoi me rezultat 5-0 sfidën e parë si mysafir duke e siguruar fazën tjetër që atje, ndërkohë që pritej vetëm të zhvilloheshin 90 minutat mbetura në Etihad Stadium.

Phil Foden e pati rastin e parë të mirë për të vazhduar me Raheem Sterling, mirëpo në gjysmën e parë rrjetat nuk u prekën.

Me të filluar fraksionin i dytë, Gabriel Jesus e futi topin në rrjetë pas kombinimeve me Riyad Mahrez, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje pas konsultimit të VAR-it.

Mahrez vazhdoi me shanse edhe në pjesën e dytë, derisa Paulinho ishte ndër të rrallët që rrezikoi nga skuadra portugeze.

Kjo ndeshje u mbyll pa fitues, ndërsa Manchester City u kualifikua në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm prej 5-0 falë triumfit në sfidën e parë.

Mourinho shpërthen në Holandë: Kjo nuk është fushë futbolli

Real Madrid ky emër i madh, me rikthim fantastik falë Karim Benzemas eliminon Parisin nga Liga e Kampionëve