City i thotë “PO” Ronaldos, por ka një kërkesë të veçantë

Diçka e madhe po ndodh këtë fund merkatoje, me PSG-në që i ka hapur rrugën Realit për transferimin e Mbappes dhe nga krahu tjetër Ronaldo që duket gjithnjë e më larg Juves.

Agjenti i portugezit, Jorge Mendes ndodhet në Torino duke diskutuar për largimin e Ronaldos. Pronari i Cityt, sheiku Mansur ka besim se Mendes do ta binde Juven ta lërë të lirë Ronaldon pasi 30 milionë euro për një 36-vjeçar janë shumë.

Nga ana tjetër hy në skenë ideja e shkëmbimit kokë më kokë. Të preferuarit e Alegrit janë Icardi dhe Gabriel Jesus të Manchester Cityt, me këtë të fundit që ka mundësi konkretë të transferohet te Juve.

Tani Pep Guardiola duhet të përgatitë skemat me Ronaldon në sulm pasi një tratativë e tillë po shkon drejt mbylljes orët e fundit, por ende nuk ka asgjë të qartë në lidhje me këtë tratativë pasi Ronaldo është stërvitur normalisht me grupin ditën e sotme.

Ballkani udhëton me tërë artilerinë drejt Prishtinës, Isufi: Do ta japim maksimumin në fushë

Llapi asesi të bëhet rehat, po punohet në rinovimin e dy stadiumeve!