City fiton me vështirësi ndaj Dortmundit

Manchester City është kthyer nga disavantazhi për ta mposhtur Borussia Dortmundin (2-1) në Etihad Stadium, në ndeshjen e raundit të dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënonte gol në pjesën e parë, prandaj shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.

Në gjysmën e dytë, ishin mysafirët ata që shënuan të parët përmes Jude Bellingham, i cili u asistua nga Marco Reus.

Megjithatë, nikoqirët u rikthyen për ta barazuar rezultatin me golin e John Stones, i cili shënoi falë asistimit nga Kevin De Bruyne (80’).

Dhe për ta përmbysur rezultatin u kujdes ish-sulmues i BVB, Erling Haaland (84’), asistues ishte Joao Cancelo.

Dardanët e futsallit po përgatiten me përkushtim për ndeshjen me Holandën (Video)

Real Madridi bën detyrën, mposht RB Leipzigun