City fiton lehtësisht në udhëtim te Leeds

Manchester City ka shënuar fitore si mysafir i Leeds United me rezultat 3-1, në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier.

Qytetarët ishin të rrëzikshëm në pjesën e parë, duke e rrezikuar portën e vendasve me Erling Haaland dhe Jack Grealish.

Pa u mbyll pjesa e parë Man City gjeti golin me Rodrin për 1-0.

https://twitter.com/manksa______/status/1608219078438621190

Pjesa e dytë i takoi Haaland  që fillimisht shënoi në minutën e 52-të për 2-0.

https://twitter.com/manksa______/status/1608219359792566275

Në minutën e 65-të, u mbyll dilema e fituesit, kur norvegjezi shënoi për 3-0.

https://twitter.com/manksa______/status/1608219714261491712

Leeds e shënoi golin e vetëm në minutën e 74-të me Pascal Struijk që përfitoi nga asistimi i Sam Greenëood për 3-1.

Me këtë fitore Man City ka 35 pikë, pesë më pak se Arsenali, ndërsa Leeds mbetet në vendin e 15-të me 15 pikë.


Standings provided by Sofascore

Gjiganti anglez gati të paguaj klauzolën prej 120 milionë eurove të Enzo Fernandez

Katër skuadra duan transferimin e Marash Kumbullës