City fiton dhe është lider i ri në Angli

Manchester City ka vazhduar me formën e mirën e mirë edhe pas fitores ndaj Arsenalit, tani ekipi i Pep Guardiolas fitoi ndaj Fulhamit me rezultat 1-2.

Mysafirët ishin dukshëm më e mirë, duke e dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund.

Goli i parë në takim erdhi nga Erling Haaland në minutën e tretë, ndërsa rezultati u barazua në minutën e 15-të nga Carlos Vinicius.

Nuk kaloi shumë dhe Julian Alvarez (36’) riktheu epërsinë e Cityt me një gola të bukur nga distanca dhe me rezultatin 1-2 përfundoi pjesa e parë.

Edhe pjesa e dytë vazhdoi me dominimin e Cityt, ishin dyshja Haaland dhe Alvarez që rrezikuan, por Bernd Leno arriti ta mbajë portën e paprekur.

Pas kësaj fitore Man City renditet i pari në Ligën Premier me 76 pikë, një më shumë se Arsenali, kurse Fulhami vazhdon në vendin e 10 me 45 pikë.

Ndeshja e radhës e ekipit të Guardiolas është kundër West Hamit, ndërsa Fulhami udhëton te Liverpooli.

Ndeshje dramatike në Klinë, Dukagjini dhe Ballkani luajnë baras

Bayerni fiton ndaj Herthas dhe rikthehet në krye të Bundesligës