City e lëshon, ai fiton

Mbrojtësi gjerman, Jerome Boateng, ka zbuluar se kur ishte fëmijë e kishte problem të nënshkruante kontratë me ndonjë skuadër për shkak të ngjyrës së tij. “Dëshiroja të luaja futboll por nuk arrija që të nënshkruaja kontratë me ndonjë ekip dhe për këtë isha shumë i mërzitur si unë ashtu dhe babai im”, deklaroi Boateng.

Ai gjithashtu ka folur edhe për largimin nga ekipi anglez Manchester City, ku u bashkua te Bayern Munchen, për të fituar më pas titullin dhe Ligën e Kampionëve.

“Në Bayern jam adaptuar shumë shpejt dhe arrita të fitoj trofetë më të rëndësishëm të futbollit. Gjithashtu fitova edhe Kupën e Botës, me Gjermanin”, potencoi Boateng.