City 50 milionë euro për Sterling

Manchester City është gjithnjë e më pranë marrëveshjes me Liverpoolin për transferimin e sulmuesit Raheem Sterling për 50 milionë euro.

Raheem Sterling do të largohet nga Liverpool, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sulmuesi i shndërruar nga heroi në tradhtar tek tifozët në Anfield, është shumë pranë transferimit në Manchester City.

Sipas mediave britanike “Citizens” kanë bërë gati një ofertë me vlerë prej 50 milionë eurosh për blerjen e tij, e ajo do të pranohet nga “Reds”.