Çitaku flet për përgatitjet jashtë vendit, përforcimet dhe lojën e parë në Adem Jashari

Kampioni i ri i Kosovës, Trepça ’89 nga Mitrovica, ka bërë planet e saja që përgatitjet t’i vazhdojë për disa ditë në Maribor të Sllovenisë, me synim që të përgatiten sa më mirë për rrethin e para të parakualifikimeve për Champions League në futboll.

Skuadra mitrovicase deri me tash është përforcuar me disa futbollistë, por do të orvatet të sjellë edhe prurje tjera cilësore.

Drejtori sportiv i klubit, Veton Çitaku, në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, tha se me 19 qershor do ta mësojnë emrin e kundërshtarit në Champiopns League.

trepca 89

“Në këtë afat kalimtar jemi përforcuar me shumë futbollist me përvojë dhe të rinj, besoj që kemi shtuar konkurrencën në skuadër. Kemi vazhduar kontratat me të gjithë futbollistët që kanë qenë pjesë e kampionatit të kaluar”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Veton Çitaku, drejtor sportiv i kampionit të ri, Trepça ’89.

trepça '89

“Pas një pushimi të shkurtër shtatëditësh, Trepça ’89 të hënën janë grumbulluar për të vazhduar përgatitjet për ndeshjen e parë kualifikuese në Champion League”.

“Me datën 12 planifikojmë të udhëtojmë për t’i vazhduar përgatitjet në Maribor të Sllovenisë. Atje do të qëndrojmë deri me datën 23 qershor ku do të zhvillojmë tri ndeshje testuese-kontrolluese për përbërjen e parë”.

Çitaku

“Gjatë qëndrimit në Slloveni do ta mësojmë kundërshtarin, pasi që shorti është me datë 19 qershor, nëse shorti tregon që KF Trepça ‘89 do ta zhvillojë ndeshjen e parë si mysafir, atëherë do të udhëtojmë direkt nga Maribori në shtetin ku do të zhvillohet ndeshja e parë, nëse jemi vendas do të kthehemi disa ditë para ndeshjes për t’u ambientuar në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, ku tash është gati për zhvillimin e ndeshjes historike në Champions League”.

Veton Çitaku