‘Cima’ dyshohet për rrahjen e trajnerit të Fushë Kosovës? Detaje nga hetimet për incidentin në Suharekë

Policia e Kosovës i ka kërkuar FC Ballkanit që t’ia dorëzojë pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë në kuadër të hetimeve për incidentin në ndeshjen Ballkani-Fushë Kosova, të zhvilluar të dielën në Suharekë.

Fushë Kosova ka hapur rast në Polici të dielën, menjëherë pas përfundimit të takimit ndaj Ballkanit.

Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala tha pas ndeshjes se është sulmuar me shqelm nga presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi – ‘Cima’.

“Pas lojës jam sulmuar fizikisht personalisht nga presidenti i Ballkanit, Nga Cima. Ai ma mëshoi shkelm sepse ne refuzuam t’ia lëshojmë lojën”, tha Shala

Policia ka nisur sot hetimet për rastin, bazuar në një aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala tha sot se Policia ka kërkuar sot kamerat e sigurisë nga klubi i Ballkanit.

“Policia, stacioni në Suharekë, bazuar në autorizimet e saj ligjore, ka ndërmarrë hapa në hetimin e kësaj lënde, ka kërkuar kamerat e sigurisë në rast dhe në bazë të pamjeve do t’i thërrasë për intervistim palët e përfshira”, tha Kryeprokurori Shala në një deklaratë për Paparacin.

Shala tha se në këtë fazë të hetimeve ende nuk dihen emrat e të dyshuarve.

“Dyshohet, por në këtë fazë ende nuk janë identifikuar të dyshuarit, por do të dihen pasi të ftohen për intervistim”, tha ai.

Prokuroria pritet që brenda ditëve të ardhshme t’i intervistojë të dyshuarit për rastin. /Paparaci.com

Ballistët i kundërpërgjigjen FSHF-së: Armando Dukovic, ropt…

Cluji po synon titullin në Rumani – trajneri ka kërkuar me çdo kusht transferimin e dy yjeve të Ballkanit