Cilin trajner të Superligës e ka idol Sabri Fejzullahu?

‘Zemra’ e estradës shqiptare, këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu, ka dhuruar ‘shyhret’ sonte në kafitërinë ‘Bamboo’ në Prishtinë.

Nuk munguan shumë këngë nga raportuari i tij i pasur derisa Fejzullahu, ka zbuluar diçka që më parë nuk është ditur. “E përshëndes idolin tim Afrim Tovërlani”, ka thënë disa herë këngëtari i mirënjohur. Në ‘Bamboo’ nuk munguan edhe disa fytyra të njohur ndër to edhe Diellza Kolgeci.

Tovërlani është trajneri i skuadrës mitrovicase Trepça ’89.