Cilin lojtar e luti Vidal për penaltinë?

Sulmuesi Arturo Vidal ka zbuluar se përse mori përgjegjësinë për të gjuajtur penaltinë që ia siguroi fitoren Juventusit ndaj Monacos në Ligën e Kampionëve.

“E pyeta Carlos Tevezin nëse mund ta gjuaja penaltinë”, ka thënë Vidal.

“Isha i sigurt, prandaj e pyeta Carliton për të gjuajtur dhe shënova. Ne nuk kemi ndonjë lojtar që gjuan penaltinë dhe zakonisht gjuan ai që ndihet mirë në ndeshje”, ka shtuar kiliani.