Cilin klub e urren Henry?

Legjeda e Arsenalit, Thierry Henry ka pranuar se krijoi një urrejtje për rivalin e qytetit, Tottenham, gjatë aventurës së tij me Gunners.

Thierry Henry është legjendë e Arsenalit, futbollist idhull i tifozëve nga Emirates.

Por, nëse deri më tani nuk kanë gjetur arsye të mjaftueshme që ta duan, tifozët e Gunners do ta bëjnë tani.

Henry ka thënë se gjatë kohës që kaloi në Arsenal e krijoi një urrejtje të madhe për rivalin e qytetit, Tottenham.

“Gjatë 8 viteve në Arsenal diçka u integrua brenda meje. E kam mësuar kulturën e klubit. Kam mësuar ta urrej Tottenhamin”, deklaroi Henry, gjatë një interviste me të përditshmen sportive franceze “L’Equipe”.