Cilin kandidat mbështet Kika nga Hogoshti ? Flet kryetari i klubit

Kryetari i klubit të futbolli Kika nga Hogoshti, Naim Biqkaj ka konfirmuar se do të jetë delegat në kuvendin zgjedhor të 6 prillit për Kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ai përmes një deklaratë që ka siguruar RTV Dukagjini, ka konfirmuar mbështetjen për kandidaturën e Gramoz Vokrrit për Kryetar të FFK-së.

Ky reagim i Kryetarit, klub ky që bën gara në Ligën e Parë vije pasi është raportuar se klubi nga Hogoshti i ka dhënë nënshkrimin kryetarit aktual, Agim Ademit por në deklaratën e Kryetarit të klubit, thuhet së klubi mbështet Gramoz Vokrrin.

Po ashtu, regjioni i Gjilanit ku bën pjesë edhe KIKA ka mbështetur kandidaturën e Gramoz Vokrrit për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi ditë më parë.

Rizgjedhja si Presidenti i FSHF-së, Duka shpalos vizionin e tij për të ardhmen e futbollit shqiptar

Ramiz Sadiku triumfon ndaj KEK-ut, kompleton katërshen e gjysmëfinalistëve të Kupës së Kosovës