Cili trajner ka gjasa më të mëdha për të drejtuar Gjilanin?

Gjilani është njëra nga skuadrat e pakta të Raiffeisen Superligës që ende nuk e ka zgjidhur çështjen e trajnerit.

Klubi që u rikthye këtë vit në Superligë, ka biseduar me shumë emra të njohur, mirëpo ende me asnjërin nuk janë përcaktuar.

Agron Korça, drejtor sportiv tregon për bisedimet e deritashme.

“Kemi biseduar me të gjithë ata emra që kanë dalë në mediat. Gjasat i kanë të gjithë të barabarta dhe ende nuk jemi përcaktuar se për cilin. Trajnerin do ta emërojnë deri në fund të kësaj jave”, deklaroi Korça për GazetaOlle.com.

Ismet Munishi, Afrim Tovërlani, Bylbyl Sokoli, Arsim Plepolli, dhe trajnerë të tjerë kanë biseduar me këtë skuadër.

Sa i përket përforcimeve Korça tha se momentalisht janë duke biseduar me tre lojtarë tjerë.