Cili stadium në Kosovë do të bëhet me reflektorë (FOTO)?

Stadiumi olimpik ‘Adem Jashari’ në këtë vit do të bëhet më zërim dhe reflektorë, të dhuruar dy vite më parë nga stadiumi legjendar suedez, ‘Rasunda’.

Muharrem Sahiti, këshilltari i Ministrit për Kulturë Rini dhe Sport, Kujtim Shala e ka konfirmuar lajmin për Kohën Ditore. “Në stadiumin e Mitrovicës në muajt në vijim do të ketë investime, në vendosjen e reflektorëve dhe zërimit. Do të investohet edhe në objektet brenda stadiumit. Do të ketë investime dhe në stadiumin e Prishtinës për ndeshje ndërkombëtare, derisa të bëhet stadiumi Kombëtar”, ka thënë Muharrem Sahiti.

Kujtojmë se stadiumi i Prishtinës, tash e disa vite i ka reflektorët por që janë jashtë funksionit.

Adem Jashari