Ish-sulmuesi anësor i Lirisë, Prishtinës dhe Vëllaznimit, Agron Skeraj, e ka përcjellë ndeshjen e fundit të Barcelonës që e zhvilloi kundër Levantes në kuadër të La Ligës.
Ai e ka marrë me vete një flamur kombëtar të Shqipërisë, duke e shfaqur atë në stadium, për ta përcjellë më pas në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Olle.
Impianti “Camp Now” është i mrekullueshëm, por padyshim që ky flamur e madhështon atë edhe më tepër. /Gazeta Olle