Cili është sekreti i sukseseve të Hazardit?

Ylli i skuadrës së Chelseat, Eden Hazard, ka deklaruar se të punosh me Jose Mourinhon, është një përparësi pasi që bëhesh futbollist kualitativ. Reprezentuesi belg, me paraqitjet e tij fantastike, ka arritur që të ndihmoj ekipin e ti të renditet në pozitën e parë të Premierligës.

“I kam raportet tejet të mira me Mourinhon. Ai është një ndër njerëzit meritor për formën time aktuale. Mou më kupton jashtëzakonisht shumë dhe më lejon të luaj sipas mënyrës sime. Të punosh me të ti vërtet bëhesh një lojtar tejet profesionist pasi ai kërkon angazhim shumë të madh”, deklaroi Hazard.

Pas shumë spekulimeve rreth të ardhmes së Hazard, ai nënshkroi kontratën e re me londinezët duke mbyllur kështu mundësin e transferimit te ndonjë ekip tjetër.