Cili është paralajmërimi serb për shqiptarët përmes këtij mesazhi?

Gjatë ndeshjes ndërmjet KF Rad dhe Novi Pazarit, tifozët serbë kanë qenë mjaft kërcënues me pankartat dhe mbishkrimet e tyre duke dërguar mesazhe nga më të ndryshmet.

E përditshmja serbe, Vesti, ka publikuar një fotografi ku tifozët serbë shihen duke djegu një flamur shqiptar në stadium. Përpos flamurit shqiptarë, ata kanë djegur dhe flamurin e Turqisë dhe të Sanxhakut.

Sidoqoftë, nuk mjafton me kaq, pasi tifozët e skuadrës vendase kanë mbajtur pankartat ku shihet një mbishkrim: “Do të ketë luftë”, duke paralajmëruar kështu tifozët shqiptar.