Cili ekip e ka mesfushën më të fortë në Superligë, sipas Bylbyl Sokolit?

Trajneri i papunë, Bylbyl Sokoli, vlerëson se skuadra e Feronikelit e ka mesfushën më të mirë nga të gjitha skuadrat, në këtë edicion të Raiffeisen Superligës së Kosovës. “Mendoj se Feronikeli e ka mesfushën më të mirë në ligë. Ka lojtarë si Behar Maliqi, Xhevdet Shabani, Qemail Elshani e të tjerë”, ka thënë Bylbyl Sokoli gjatë emisionit 2 me 1 në RTV 21. Ai hezitoi që të flas për ish-skuadrën e tij, Prishtinën.