Cilët yje shqiptarë janë këta?

 Të vegjël dhe të veshur njëjtë. Kush tjetër pos vëllezërve nga Prishtina, Granit e Taulant Xhaka. Graniti e ka postuar këtë foto në rrjetet sociale, duke ia uruar ditëlindjen vëllait të tij, Taulantit.

Ky i fundit i ka mbushur 24 vjet pikërisht një ditë para ndeshjes së Kombëtares së Shqipërisë kundër Armenisë. Në kampin kuqezi ia kanë festuar ditëlindjen mesfushorit të Baselit, i cili shpreson që festa e ditëlindjes të vazhdojë edhe nesër – me një fitore kuqezi.

11015874_872862886108510_2190120875739398061_n
Granit dhe Taulant Xhaka kur ishin të vegjël

13168_917854744923760_457189031134715257_n
Një foto e shqiponjave për ditëlindjen e Taulantit