Cilat këngë shqip dëgjon Shaqiri? (VIDEO)

Lojtari shqiptar i Interit dhe përfaqësuesi i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, duket se i preferon shumë këngët shqip.

Ai është i ftuari i ri i emisionit “Music Show” të televizionit zyrtar të klubit, ku shihet se ndër këngët më të pëlqyera nga 23-vjeçari janë këngët në gjuhën shqipe.

Në një promo të lansuar nga ky televizion për emisionin me mysafir special, Shaqiri duhet të zgjedhë dhjetë këngët e tij të preferuara.

Teksa ai shikon për këngët që ka në telefon, kamera kap disa nga titujt e këngëve dhe emrat e këngëtarëve e që shumicë ishin shqiptarë.

“BimBimma, Besa ft. Dr. Mic, Blero, Ardian Bujupi, Arta Bajrami dhe B2N”, janë këngëtarët që transferi i ri i Interit i dëgjon.

Shaqiri në listën e dhjetë këngëve të preferuara zgjodhi një këngë shqiptare.

“Prej Zemrës” e kënduar nga reperi 2Ton ishte e dhjet sa i përket preferencave të talentit me prejardhje nga Zhegra.

Kënga “7/11” e Beyoncet është më e preferuara nga Shaqiri, ndërsa në mesin e dhjetë më të pëlqyerat ishte edhe “Black Widow” e Rita Oras./Koha.net