Cilat janë përfitimet e klubeve që lëshojnë stadiumin me “qera”?

Përkundër investimeve të shumta të klubeve kosovare të futbollit, shumë prej tyre vazhdojnë të përballen me një problem të kahmotshëm. Problemet infrastrukturore në shumicën e stadiumeve në Kosovë, bënë që klubet të mendojnë shumë për terrenet ku i zhvillojnë ndeshjet si vendas.

Megjithatë, shumë prej klubeve që kanë probleme me stadium për shkak të infrastrukturës jo të mirë, detyrohen që të bëjnë zgjidhje duke luajtur në stadiumet e klubeve të tjera në qytete të ndryshme të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Këto probleme janë shfaqur edhe këtë edicion te disa klube të cilat për shkak të këtyre “telasheve” janë detyruar të zhvendosin ndeshjet si nikoqir në terrene të tjera. Drita, Prishtina e Llapi janë tri klube që janë ballafaqur me këtë problem. Stadiumi “Sami Kelmendi” në Lipjan është parë si zgjidhje e përkohshme e këtyre tri ekipeve në disa raste.

ë fundmi edhe stadiumi i saporinovuar “Zahir Pajaziti” në Podujevë përveç takimeve që zhvillon Llapi aty, ka qenë opsion edhe për Prishtinën e cila për shkak të punimeve që kanë nisur në fushën e lojës në stadiumin “Fadil Vokrri” sfidën e fundit ndaj Ballkanit (0:2) e ka luajtur në Podujevë.

Por, cilat janë përfitimet e klubeve që e lëshojnë stadiumin e tyre me “qera”?

Granit Duriqi, zëdhënësi i Ulpianës ka thënë për Demokracia.com se klubi lipjanas së fundmi ka marrë vendim që klubet të cilat duan të zhvillojnë ndeshjet në stadiumin “Sami Kelmendi” duhet të paguajnë 1 mijë euro.

Duke u bazuar në rregullore të klubit, secili klub jashtë Komunës së Lipjanit, i cili dëshiron që ndeshjen si vendas ta zhvillojë në stadiumin “Sami Kelmendi” duhet të paguaj 1 mijë euro për ndeshje klubit të KF Ulpianës. Çdo pagesë duhet të kryhet nëpërmjet transaksioneve bankare. Realisht për të qenë i sinqertë për të gjithë, ne e kemi edituar rregulloren ditë më parë, pasiqë nuk kemi pasur mundësi me e vendos këtë pikë të rëndësishme në rregullore, sepse kemi pas shtëpinë tonë, duke u nderuar, dhe tashmë që faza e ndertimit të stadiumit është në përfundim e sipër, ne e kemi vendos edhe këtë pik. Dhe si Drita, ashtu edhe Llapi dhe Prishtina të cilat i kanë zhvillu nga një ndeshje në këtë stadium, me marrëveshje me klubin ka paguar vetëm shpenzimet të cilat i kanë krijuar. Kurse, tani ne për të gjitha klubet e interesuara do të bazohemi në rregullore të klubit”, deklaroi zëdhënësi i Ulpianës, Granit Duriqi të martën për Demokracia.com.

Përfitime nga lëshimi i stadiumit me “qera” për klubet që kanë po këto probleme ishte edhe Llapi.

Gazeta ka marrë vesh nga burime brenda klubit llapjan se në ndeshjen e fundit që Prishtina e ka luajtur në “Zahir Pajaziti”, klubi nga Podujeva ka fituar nga biletat e shitura për shikuesit e pranishëm.

Kujtojmë se edicionin e fundit njëra nga klubet që u ballafaqua me këtë problem ishte edhe Arbëria e cila qëndroi në elitë vetëm një edicion.

“Kuqezinjtë” nga Dobraja e Madhe e Lipjanit ndeshjet si vendas i zhvillonin në Obiliq, Podujevë e herë në Prishtinë, gjegjësisht në stadiumin e Flamurtarit.

Stadiumi që ka shumë vite prej që është futur proces të rinovimit është edhe ai i Gjilanit që punët përfundimtare në atë impiant duken larg, ndërkohë që dy klubet nga ky qytet, Drita dhe Gjilani janë në luftë për titull, teksa vazhdojnë të përballen me këtë problem jo të vogël.

Presidenti Ademi priti UD Drejtorin e përgjithshëm të RTK-së

Super duele zhvillohen sot në BKT Superligë