Cila skuadër largohet nga garat?

Vetëm pak ditë pas pranimit në FIBA, një skuadër kosovare ka vendosur të tërhiqet nga Superliga.

Sipas disa postimeve në rrjetet sociale, klubi ferizajas, KB Kastrioti, ka vendosur të tërhiqet nga garat e ETC Superligës, transmeton gazetaekspress.

Kjo pasi ky klub mbeti i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë në sfidën kundër Trepçës.

Gjithsesi, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ky klub për një vendim të tillë.