Cila është skuadra e vetme kosovare me sigurime shëndetësore?

Hajvalia po bëhet klub model për futbollin kosovar.

Klubi nga paralagjia e Prishtinës, është bërë skuadra e vetme kosovare e cila do t’ua sigurojë shërbimet shëndetësore futbollistëve të saj. Drejtori sportiv Xhavit Pacolli, e zbulon një fakt të tillë. “Kemi vendosur që t’ua bëjmë shërbime shëndetësore futbollistëve, deri në 20 mijë euro duke filluar nga dita e hënë. Kompania ‘Siguria’ na ka bërë një ofertë shumë të mirë. Nëse një lojtar lëndohet, do ta marrë gjashtë muaj pagën ndërkohë që do të shkojë edhe jashtë vendit për shërim, nëse është nevoja”, ka thënë Xhavit Pacolli për Gazetën ‘Olle’.

I lumtur me këtë fakt është shprehur edhe trajneri Ismet Munishi. “Jam i lumtur pasi në këtë mënyrë lojtarët janë të siguruar. Risitë te Hajvalia nuk do të ndalen me kaq”, potencoi Ismet Munishi.