Cikalleshi: Shortin ma tregoi trajneri, duhet ta nisim me fitore

Sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, shpreson që ekipi kuqezi ta nisë me fitore Kampionatin Evropian, duke e parë Zvicrën si kundërshtar jo të pamposhtur.

“Ndeshjen e parë e kemi me Zvicrën dhe besoj që kemi fuqi për një fitore, e cila do të na hapte rrugë. Francës nuk i frikësohemi, ndërsa Rumania duhet vlerësuar”, pohoi Cikalleshi për SuperSport.

“Unë shortin nuk arrita ta shoh sepse pata stërvitje, ndërsa fatin tonë ma tregoi trajneri”, shtoi Cika. /Olle