Cikalleshi kthehet te Konyaspori pas telasheve me klubin

Pas telasheve që pati me klubin, sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, është kthyer te skuadra e Konyasporit.

Ai ka stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa po bëhet gati për ndeshjen e së dielës kundër Istanbulsporit në udhëtim.

Kështu kanë shkruar të shtunën mediat në Turqi.

Ky ballafaqim i takon xhiros së 20-të të Superligës së Turqisë.

33-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuuar me dy asistime në 15 paraqitje në Superligën dhe Kupën e Turqisë. /Gazeta Olle/

Në 100 vjetorin e futbollit pejan, 100 aksionarë themeluan klubin FC BESA Peja

Haaland do të jetë jashtë fushës së gjelbër deri në fund të muajit janar