Cikalleshi: Fati nuk ishte me mua

 

Njeriu i dy shtyllave, Sokol Cikalleshi tha se fitorja ishte më e rëndësishme se sa goli.

“Një sulmues duhet të shënojë, ekipi fitoi dhe kjo është e rëndësishme. Normalisht që kam hyrë në ndeshje me mentalitetin fitues, fati nuk ishte me mua. Luftova për ta gjetur golin, e arrita shtyllën e dytë, por rëndësi ka fitorja”, tha Sokol Cikalleshi.