Cikalleshi: Edhe pse larg, jam gjithmonë gati për Kombëtaren

Në prag të dy ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Izraelit, më 24 shtator në transfertë, në orën 20:45, dhe ndaj Islandës, më 27 shtator në stadiumin “AIR Albania” në orën 20:45, në konferencën për shtyp është shfaqur sulmuesi Sokol Cikalleshi, i cili ka analizuar këto dy takime për Kombëtaren kuqezi.

Aspekti i golave – “Po punojmë për aspektin e golave. Po bëjmë mirë për momentin edhe pse grupi nuk është i plotë.”

Sulmi – “Më mirë është të luash me dy sulmues sepse mundësia e shënimit është më e madhe. Më e rëndësishme për mua është harmonia me njëri-tjetrin sepse na dërgon te rezultatet pozitive.”

 

 

Ndeshja ndaj Izraelit – “Problemi i ndeshjes së fundit ishte se kemi bërë gabime që edhe mund të evitoheshin. Kemi bërë analiza edhe me video që mund edhe t’i përmirësojmë. Kundërshtari është i vështirë, duhet të mos pësojmë gol dhe me aftësitë që kemi përpara të marrim tre pikët.”

Aventura në Arabi – “Tani jam në Arabi, jam larg. Po tentoj që të bëj një aventurë të re, kam një kontratë me Koniasporin për dy vite dhe nuk e di nëse do të kthehem apo jo.”

Kombëtarja – “Nëse trajneri do të vendosë që të më grumbullojë edhe nëse jam larg Europës, unë jam gati. Për mua është kampionat i ri, shpresoj që të gjej rrugën e rrjetës sa më shpejt që të ndihmoj edhe Kombëtaren.”

Sfida e ardhshme – “Po të shohim ndeshjet e kaluara, kemi arritur të fitojmë në Izrael. Ndoshta mund të ndryshohet edhe skema që të jemi më ofensiv.”

Toçi – “Me lojtarët e rinj do të bëjmë maksimumin edhe si nga ana taktike. Çdo element i ri që i vjen Kombëtares është një Ogur i mirë sepse rrit konkurrencën. E kam parë që është lojtar i ri, shënon edhe me skuadrën që është. Të mos e krahasojmë me Cikalleshin, por të bëhet më i mirë se Cikalleshi.”, përfundoi Sokol Cikalleshi.

Dardanët po stërviten me intensitet, Muriqi e Krasniqi shpresojnë në rezultate pozitive

Kosova mbanë stërvitjen e radhës në Hajvali, pasdite do të ketë sërish