Cikalleshi: Dua Italinë ose Gjermaninë

Transferimi i tij te Rnk Split deri tani ka rezultuar mëse i suksesshëm. Sulmuesi 24 vjecar i kombëtares në këto 8 muaj ka luajtur 15 ndeshje me ekipin kroat në kampionat duke shënuar dhe 6 gola ndërsa në kombëtare po fiton ditë pas dite besimin e De Biasit, shkruan Supersport.al. Të gjithë përbërës që e kanë bërë Cikalleshin një lojtar të preferuar në merkato, aq sa ofertat nuk mungojnë si nga Spanja gjithashtu dhe nga Italia. Vetë Sokoli tregohet i rezervuar për të përmendur emra konkretë, por një surprizë në verë nuk e fsheh.

“Vera mund të sjellë ndryshime të mëdha në karrierën time dhe në verë do të keni një surprizë sa i përket një lëvizje timen në merkato. Megjithatë nuk dua të zbuloj më shumë mbi këtë cështje, por kur të ndodhë të jeni të sigurtë se do ta mësoni këtë gjë”.

Sfida e tij në një kampionat të fortë si ai kroat deri tani ka rezultuar e suksesshme jo vetëm për të por dhe për klubin e Splitit, që kartonin e lojtarit e vlerëson aktualisht 2 milion euro, aq sa cdo skuadër që i dëshiron shërbimet e tij duhet të derdhë këtë shumë për ta pasur të tijën.

“Aktualisht klubi, që ka dhe kartonin tim, RNK Split më vlerëson 2 milion euro dhe kjo është shuma që duhet të derdhë çdo skuadër nëse dëshiron shërbimet e mia nga tania e mbrapa”.

Megjithatë dhe vetë Cikalleshi një preferencë për destinacionin e tij të ardhshëm e ka dhe nuk nguron ta thotë hapur.

“Dëshira ime është të luajë në Serinë A dhe Bundesliga, duke qenë se janë dy kampionate të preferuar për mua. Të dy janë dy prej ligave më të mëdha në botë dhe padyshim do të më pëlqente të luajë në ndonjë prej tyre”.

Në merkaton e dimrit u fol shumë për një interesim të Sampdorias, dhe ndoshta vera mund të jetë stina e duhur, për të nisur një aventurë të re për Sokolin, pse jo në kampionatin e ëndrrave të tij.