Cikaleshi ‘show’ edhe pas ndeshjes, sulmuesi jep intervistë në gjuhën turke, duke befasuar gazetarin

Sokol Cikalleshi ishte heroi i Konyasportit, në ndeshjen e parë të kampionatin ndaj Sivasporit.

Sulmuesi shqiptar realizoi golin e fitores në minutën e 88-të, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij në transfertë.

Si të mos mjaftonte goli i shënuar, shqiptari u bë protagonist edhe në intervistën pas ndeshjes, teksa “injoroi” përkthyesin me mirëkuptim, duke preferuar të flasë turqish dhe jo anglisht.

“Sot dua që të flas turqish”, u shpreh Cikalleshi, i cili prej 6 vitesh aktivizohet në futbollin turk, teksa tashmë nuk është duke hasur problem me gjuhën, që e ka përvetësuar plotësisht.

Kjo u vlerësua shumë edhe nga gazetari, por edhe fansat e klubit, që e pëlqejnë shumë sulmuesin shqiptar.

Superkupa e Kosovës: Formacionet e mundshme, Prishtina – Llapi

Trajnerët e Superligës duan nga FFK më shumë lojtarë në bankën rezervë pasi kanë mundësi për pesë zëvendësime