Cikalleshi: Jam rritur në…

E kishte deklaruar edhe më parë se: “Nuk e kam problem të luaj në çdo lloj terreni. Jam rritur në futbollin e baltës”. Këto janë fjalët që Sokol Cikalleshi deklaronte kohë më parë dhe që i ka vërtetuar edhe në takimin RNK Split-Rijeka, e cila u luajt në një terren mjaft të rënduar për shkak të shirave të shumtë.

Sulmuesi kavajas ka zhvilluar një ndeshje mjaft pozitive ndaj ekipit ku aktivizohet Bekim Balaj, por pa mundur dot të shënojë, ndryshe nga shkodrani që realizoi golin e barazimit për të tijtë.

Megjithatë, Sokol Cikalleshi është vlerësuar me notë të lartë pas përfundimit të sfidës. Shtatlarti i Kombëtares sonë ka qenë gjatë gjithë ndeshjes mjaft luftarak duke sfiduar jo vetëm ndërhyrjet e mbrojtësve të Rijekës, por edhe terrenin e rënduar.