Cikaleshi e nis me gol sezonin e ri, Bytyqi dhe Çekiqi startues te Konyaspor

Sokol Cikalleshi ka shënuar golin me vlerën e tre pikëve te Konyaspor.

Këta të fundit fituan me shifrat 0-1 në transfertë ndaj Sivaspor.

Një gabim i bërë nga mbrojtësi kundërshtar në minutën e 89 solli edhe përfitimin e sulmuesit shqiptar.

Cikalleshi kaloi edhe portierin për të dërguar topin në rrjetë. Menjëherë nisi festa e madhe te Konyaspor për fitoren e parë në kampionat.

Me Konyaspor ka debutuar edhe Çekiçi që shkëlqeu ndaj Sivaspor, ndërsa edhe Zymer Bytyqi luajti nga minuta e parë.

Dardan Berisha vazhdon me Pejën

Van Bommel bën gabim të madh, Wolfsburgu eliminohet në tavolinë