Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës (FEMRAT)

Në ambientet e Shtëpisë së Sporteve në Prishtinë, është hedhur shorti për ndeshjet e para të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.

Ndeshjet e para të Kupës do të zhvillohen me 11 dhe 12 prill. Takimet e para janë eliminuese.

Kujtojmë se kampionati te femrat ende nuk ka filluar derisa xhiroja e parë do të zhvillohet me 18 dhe 19 prill.

Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës

Llapi – Prishtina

Intelektualet – Vizioni

Kaçanikasja – Mitrovica

13 Qershori – Kosova (P)