‘Ciao’ Handanoviç, Interi do Cechun

Gabimi i pafalshëm në golin e Alvaro Moratas, me të cilin Juventusi e mposhti Interin 2:1, duket se e ka ndihmuar kryesinë e klubit zikaltër për të vendosur përfundimisht për të ardhmen e portierit Samir Handanoviç.

Sipas mediave italiane, Interi ka vendosur që ta largojë atë, duke e kërkuar portierin që do të largohet nga Chelsea, Petr Cech.

Ndërkohë, favorite për ta transferuar Handanoviçin mbetet Roma, që nuk ia beson më pozitën e startuesit veteranit Morgan De Sanctis. /Gazeta Olle