Ciao Berlusconi

Afrohet gjithnjë e më shumë dita e zyrtarizimit të shitjes së Milan-it nga familja Berlusconi.

Derbi i barazuar kundër Inter-it të dielën me shumë mundësi ka qenë i fundit i Silvio Berlusconi-t si president kuqezi, edhe pse dëshira e tij është që të qëndrojë pjesë e rëndësishme e klubit, duke shitur vetëm një pjesë të aksionevedhe duke mbajtur rolin e presidentit të nderit.

Tajlandezi Bee Taechaubol dhe biznesmeni nga Hong Kongu, Richard Lee, i kanë bërë ofertat e tyre dhe duket se në avantazh është Mr.Bee, sepse është i pari që ka bërë një ofertë zyrtare, me të gjitha detajet.

Për këtë arsye, të dielën e ardhshme Mr.Bee do të zbarkojë në Milano, për t’u takuar personalisht me Berlusconi-n.

Studimi i bilanceve të klubit ka përfunduar dhe pritet përgjigja e Berlusconi-t: rreth 500 milionë për të marrë 60% të aksioneve, ofertë tunduese, që duket se do të marrë përgjigje pozitive.

Edhe Mr.Lee e ka kuptuar këtë gjë dhe flet si kuqezi: “Do ta shoh derbin me familjen në Bangkok dhe do të bëjë tifozllëk të jashtëzakonshëm. Forca Milan”, thuhej në një mesazh të bërë publik nga tajlandezi të dielën.

Tani pritet me kuriozitet projekti i Mr.Bee, sepse drejtor teknik me shumë mundësi do të vendoset legjendari Paolo Maldini dhe ky është një lajm i rëndësishëm, që do të fitojë zemrat e shumë tifozëve.