Chiellini: Ja si do të luajë kundër Suarezit

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, e ka komentuar duelin me Luis Suarezin në finalen e madhe të Berlinit, duke mos e kthyer debatin e kafshimit.

“Unë do të përballem me Suarezin si një sulmues i madh dhe asgjë më shumë, ashtu siç kam bërë me Ronaldo, Balen, Benzeman apo Chuchariton. Episodet që ndodhën në verën e kaluar janë harruar për të dyja palët”, deklaroi Chiellini për “Tuttosport”.

Përpos Chiellinit, Suarezi ka një të kaluar rivalizuese edhe me mbrojtësin tjetër të Juves, Patrice Evra. /Gazeta Olle