Chiellini ëndërron bashkë me tifozët

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini beson se ekipi bardhezi ka ‘dy muaj të zjarrtë’, pasi arritën në finalen e Kupës së Italisë, duke mposhtur Fiorentinën me rezultat të përgjithshëm 4:2.

“Juventusi e deshi kontrollin e ndeshjes qysh në fillim. Ne arritëm të lehtësonim ritmin pastaj u përpoqëm të goditnim pikat e dobëta të Fiorentinës’”.

“Duhet të vazhdojmë të jemi fleksibil me taktikat dhe personelin tonë, pasi dy muajt e zjarrit janë duke ardhur”.

“Sinqerisht, tifozët mund të ëndërrojnë tripletën pasi e kemi shansin”, përfundoi italiani.