Chiellini: E përsëris, nuk kam asgjë kundër Suarezit

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, e ka komentuar përsëri duelin me Luis Suarezin në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, ku Juventusi e sfidon Barcelonën.

“Suarez? E kam thënë edhe një herë. Atë nuk e kam armik dhe në fushë e konsideroj si çdo futbollist tjetër. Do të luajë kundër tij ashtu siç kam luajtur kundër Benzemas. Gjithsesi, në verë kam qenë shumë i nervozuar, për shkak që Italia u eliminua në atë mënyrë nga Kampionati Botëror”, ka thënë Chiellini në konferencën për shtyp, në prag të finales së Kupës së Italisë, mes Juventusit dhe Lazios.

Juventus-Barcelona zhvillohet më 6 qershor në Berlin. /Gazeta Olle