Chicharito drejt Milanit?

Milani është i interesuar për sulmuesin e Real Madridit, Javier “Chicharito” Hernandez. Lajmi vjen nga mediat spanjolle, me klubin kuqezi që po mundohet të shfrytëzojë këtë ‘ngërç’ në raportin Real-Manchester United, për kartonin e plotë të sulmuesit meksikan.

E për ta marrë atë në “San Siro”, kuqezinjtë duhet t’i ofrojnë 12 deri në 15 milionë euro, shifër e cila për pronarët e rinj nuk duket se paraqet ndonjë problem të madh.

Ndryshe, për Chichariton mbeten të interesuara edhe dy skuadrat tjera të Series A, Roma dhe Napoli. /Gazeta Olle