Chelsea vazhdon me formë fantastike, fiton me përmbysje të rezultatit ndaj Cityt

Derbi i javës së 35-të në Premier Ligë, padyshim se ishte ai mes Manchester Cityt dhe Chelseas.

Mysafirët arritën fitore të madhe në fund të ndeshjes, duke e përmbysur rezultatin në 2-1, shkruan Gazeta Olle.

I pari që shënoi ishte Stërling në minutën e 44-të, kurse tre minuta më vonë Aguero humbi penalltinë duke e provuar stilin “Panenka”, çka i kushtoi në fund ekipit të Cityt.

Ishte Ziyech ai që e filloi rikthimin e londinezëve, pasi e barazoi rezultatin në minutën e 63-të.

Krejt në fund, në minutën e 92-t, ishte Marcos Alonso që ia dha tri pikët Chelseat.

Me këtë humbje, City mbetet në kuotën e 80 pikëve, 13 më pak se Manchester Unitedi.

Në anën tjetër, Chelsea ngjitet në vendin e tretë me 64 pikë.

/Gazeta Olle/