Chelsea synon rekordin e United

Nëse mbetet në krye të Premierligës deri në fund të këtij sezoni, Chelsea do ta thyejë rekordin e Manchester Unitedit nga edicioni 1993/94 kur ishte lider për 262 ditë.

Chelsea është duke shkuar me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në Premierligë. Por, nëse mbetet lider deri në fund të sezonit, përveç titullit, Blues do të fitojnë edhe diçka tjetër.

Chelsea do ta thyejë rekordin e Manchester Unitedit nga edicioni 1993/94 kur ishte lider për 262 ditë.

Skuadra e Jose Mourinhos kryeson nga 30 gushti i vitit të kaluar, më saktësisht 230 ditë.

Andaj, nëse e përfundojnë sezonin si lider, rekordi do të jetë i tyre.