Chelsea shtyn të ardhmen e Brojës për në verë

Chelsea ka shtyrë të ardhmen e Armando Brojës deri në fund të sezonit.

Sulmuesi i huazuar aktualisht te Southampton po shkëlqen këtë sezon, duke tërhequr vëmendjen e të paktën gjashtë klubeve në Premier Ligë që interesohen për shërbimet e talentit 20-vjeçar të kombëtares shqiptare.

Autori i pesë golave në Premier Ligë me “Shenjtorët” në 18 ndeshje dëshiron më parë që të sigurojë mbijetesën me skuadrën e tij përpara se të vendosë për të ardhmen e tij.

Ndërkohë që Chelsea i ka të gjitha opsionet e hapura, por nuk do të nxitohet. Southampton është në radhën e parë të kandidatëve për ta transferuar nga “Stamford Bridge”.

Por me lojtarin premtues, i cili ka një kontratë deri në vitin 2026, kampionët e Europës do të presin sipas “Mirror”-it.

IFFHS: Ky është formacioni më i mirë i Kosovës – Vokrri, Kozniku, Hasi e Rrahmani në 11-she

Myrto Uzuni tregon se si ishte afër klubit danez dhe si po ndjehet që zgjodhi Granadan