Shumë shpenzime, pak rezultate dhe futbollistë jashtë forme.
Chelsea e Frank Lampard nuk funksionoi ashtu siç ishte projetkuar dhe pritur, shkruan Gazeta Olle.
Rezultatet e dobta dhe loja jo e mirë më në fund i mbushën mendjen pronarëve të skuadrës për të zyrtarizuar shkarkimin e Frank Lampard.
Ish-mesfushori legjendar i skuadrës, nga tani e tutje do të mbetet edhe ish-trajner i skuadrës.
Shkarkimi i tij u bë përmes një shkrese të publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit.
Favoriti kryesor për të marrë drejtimin e “Bluve” është Thomas Tuchel.
Tekniku gjerman para disa ditësh u nda nga PSG./GazetaOlle/