Chelsea prezanton transferimin e ri, Romelo Lukaku rikthehet në Londër

Një nga sulmuesit më në formë në futbollin evropian, Romelu Lukaku është rikthyer në klubin që ka luajtur edhe më parë, Chelsea.

Lojtari ka qenë pjesën e “Bluve të Londrës” midis viteve 2011 dhe 2014.

Belgu ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me skuadrën e Thomas Tuchel, që janë kampionë aktual evropianë.

Lukaku është kthyer në Stamford Bridge një dekadë pasi u bashkua fillimisht me klubin.

Ai ka shënuar 80 gola për klubin dhe vendin e tij në dy sezonet e fundit.

Lukaku ka luajtur për tetë vjet në Ligën Premier duke shënuar 113 gola.

Sulmuesi belg ka bërë karrierë te WBA, Everton, Manchester United dhe Inter.

Prishtina në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bodo/Glimt

Eleminohet Prishtina pas suksesit historik në Conference League, Kosova mbetet pa asnjë skuadër në Evropë